Kanë vazhduar protestën e tyre studentët në qytetin e Vlorës. Në orën 10.00 ata u grumbulluan para Rektoratit dhe u bëjnë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me ta. Protestuesit nuk mbajnë pankarta në duar, por vetëm brohorasin dhe kërkojnë bashkim edhe të qytetarëve. Nuk kemi frikë, thonë ata, dhe do të qendrojmë deri në fund, deri kur të plotësohen të gjitha kërkesat. Ndërkohë ata kanë nisur një shkresë në Rektorat me pesë pika. Në një prej pikave studentët kërkojnë të mos penalizohen me mungesa studentët që kanë protestuar. Më pas ata paraqesin kërkesat për krijimin e senatit studentor, të ndalet diskriminimi i pedagogëve ndaj studentëve, pranimin e studentëve në Universitet me mesataren mbi 7, dhe krijimin e ambjenteve laboratorike. /abcnews.al
Studentët para rektoratit në Vlorë: Do të qëndrojmë deri në fund
schedule11:14 - 14 Dhjetor, 2018
schedule 11:14 - 14 Dhjetor, 2018