Për herë të parë në vendin tonë studentët do të jenë ato që do të vlerësojnë cilësinë e universiteteve. Në muajin mars në institucionet e arsimit të lartë do të nisë një sondazh kombëtar. Rezultatet e tij do të orientojnë studentet e vitit te ardhshem për atë që iu ofron çdo fakultet publik apo privat.
Cilësinë e universiteteve në vend do ta tregojnë vetë studentët. Ata do t’i përgjigjen një pyetësori të hartuar nga ekspertë të pavarur. Sondazhi kombëtar do të zhvillohet nga muaji mars deri në maj dhe rezultatet e tij do të dalin në korrik. Ky proces që në vendin tonë zhvillohet për herë të parë në Britaninë e Madhe është i vetmi element që vlerëson nëse një universitet do të licensohet apo jo.
Sondazhi kombëtar i universiteteve vjen pas akreditimit të tyre. Raporti final nxorri në pah se vetëm 4 institucione të arsimit të lartë kanë marrë vlerësimin maksimal, akreditim për gjashtë vjet, ndërkohë që mesatarja në universitetet private është 3.9 vite dhe në ato publike 3.3 vite.
Akreditim i programeve të studimit në universitete publike është një proces që ende nuk ka nisur ndryshe nga një pjesë e privatëve. Synimi i Ministrisë së Arsimit është realizimi i tij gjashtë muajt e parë të vitit që vjen. /abcnews.al