Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë. Ata shprehen se iu kanë hequr një sezon provimesh, por dekania e fakultetit thotë se kjo nuk është e vërtetë.
Heqja e një sezoni provimesh para diplomimit ka nxjerrë studentët e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në protestë.
Kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar hyrjen e fakultetit.
Pretendimi i studentëve mohohet nga dekania e fakultetit.
Dekania thotë se studentët nuk kanë paraqitur dhe nuk i kanë kërkuar takim për problematikën që ngrenë dhe nuk i kanë paraqitur ndonjë kërkesë./abcnews.al