Studentët e Gjirokastrës në protestë: Kemi marrë kërcënime

schedule10:55 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 10:55 - 10 Dhjetor, 2018

Në Gjirokastër  studentët protestuan në ditën e dytë. Por  ata nuk mundën të marshonin në qytet për shkak se policia ka kërkuar që ata të kenë leje.

Për studentët e Gjirokastrës nuk pati hapësirë për marshimin e tyre nëpër qytet. Policia, e cila të dielën shoqëroi dhe më pas i la të lirë tre studentë për mospajisje me leje, nuk i lejoi në ditën e dytë të tyre ta shtrinin protestën nëpër rrugët e Gjirokastrës.  Për këtë arsye në tre orët e tubimit të tyre ata qëndruan para godinës së Universitetit.

“Na kërkuan thjesht një dokument përsa i përkiste presidencës së universitetit për të na lejuar të kalonim në rrugët e qytetit, por përsëri nuk u bë gjë dhe duke qenë se është protestë paqësore nuk është se duam të krijojmë gjë”, tha një student.

Studentët thanë se kanë marrë kërcënime edhe nga pedagogët. Kërcënime ata kanë marrë dhe ditët e mëparshme. Dhe kjo sipas tyre ka qenë dhe arsye që nuk kanë arritur të organizohen në të njëjtën kohë me studentët e tjerë në të gjithë vendin.

“Kanë ndikuar disa mesazhe dje që na ka dërguar na kanë ndërhyrë partitë”, u shpreh një studente.

Ditën e martë gjirokastritët pritet t’i bashkohen protestës masive në Tiranë dhe ata kanë kërkuar edhe ndihmën e prindërve dhe të qytetarëve të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!