Studentët dorëzojnë në ministri një platformë për zgjidhjen e kërkesave

schedule15:48 - 9 Janar, 2019

schedule 15:48 - 9 Janar, 2019

Një grup studentësh kanë vijuar sërish protestën, duke bojkotuar auditoret. Ata kanë përgatitur dhe një platformë për zgjidhjen e kërkesave të tyre, të cilën e dorëzuan në Ministrinë e Arsimit. Të tjerë studentë kanë shkuar sot nëpër fakultete, por nuk kanë pranuar të zhvillojnë mësim.

Veç kërkesave, studentët tashmë kanë dhe zgjidhjen për to. Ata tregojnë se kanë hartuar një platformë të cilën fillimisht e dorëzuan në Ministrinë e Arsimit.

“Ne ofrojmë një zgjidhje konkrete, nuk kemi lidhje me personat që drejtojnë ministrinë ne i drejtohemi Ministrisë”.

Në këtë shesh studentët për rreth një orë vijuan thirrjet për anulimin e ligjit për arsimin e lartë, më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku  lanë dhe zgjidhjen për kërkesat e tyre.

“Janë gjetur 3 fakultete shembuj për votën e studentëve, i Oslos, Barcelonës, ku studenti ka më shumë se 10% të drejtë vote. Ndahet nga pakti me universitetin, në dis apika ngjason, në disa nuk ka aspak lidhje”.

Por jo të gjithë kanë zgjedhur protestën në rrugë. Të tjerë studentë e kanë zhvendosur revoltën e tyre në mjediset e fakulteteve.Ata kanë qëndruar aty, por pa zhvilluar mësim.

“Po të ishte në dorën time e kam thënë dhe me parë që të mblidhemi në fakultet”.

Këto filmime i përkasin Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku një tjetër formë proteste ishte dhe nxjerrja e tavolinave dhe karrigeve jashtë klasave.

“Meqënëse qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë nga format e mëparshme, bllokimi i universiteteve mund të jetë një ide e mirë”.

Në të njëjtën mënyrë kërkuan ta shprehin revoltën edhe studentë të Universitetit Politeknik, por kanë hasur rezistencën e rojeve private, të cilët kanë kërkuar dhe ndërhyrjen e policisë.

“Duke qenë se një pjesë e studentëve duan mësim, i nxorrëm bankat përjashta që të bëjnë mësim përjashta  dhe këtë shpalosëm këtu, por patëm problem me security”.

Auditoret ishin bosh edhe në Fakultetin e Ekonomisë. Studentët e këtij fakultetit i kanë kërkuar shefave të departamenteve të pezullojnë procesin mësimor dhe i kanë ftuar të marin pjesë në takimet e hapura për të diskutuar për problemet e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!