Pedagogët e Universitetit të Tiranës i kanë lënë një jave kohe qeverisë të reagojë për kërkesat e tyre në të kundërt paralajmërojnë grevë pa afat. Vendimi u mor në Asamblenë e Pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë në Fakultetin e Drejtësisë as prania e Rektorit të Univerisitetit të Tiranës Mynyr Koni nuk e zgjidhi situtatën. Madje përplasja mes studentëve pro dhe kundër bojkotit shkoi në kufijtë e përplasjes fizike.
Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni mbërriti në Fakultetin e Drejtësisë më herët se orari i përcaktuar. Studentët pro bojkotit të mësimit nuk e lejuan të futej në auditorin ku qëndrojnë të ngujuar, por dolën vetë në oborr. Takimi me ta nuk zgjatim me shume se pese minuta. Diskutimet vendosen t’i vijojnë në Rektorat.
“Duke pasur parasysh statusin e lartë të akademikut Koni, menduam që kalimi përmes dritares nuk do ishte një formë e hijshme e takimit. Për këtë arsye vendosëm të takoheshim te Rektorati”.
Pas takimit me ta Rektori Koni u largua për një takim me Dekanatin e Fakultetit të Drejtësisë. Mbledhjes se tyre ju bashkua dhe një grup studentësh që kërkojnë rifillimin e mësimit. Të tjerë prisnin vendimin në korridor.
Situata tensionohet ndërsa dy grupimet tentojnë të përplasen fizikisht, pasi disa studentë përpiqen të largojnë barrikaden me karrige nga dyert.
“Ishin rreth 3 persona të nxitur politikisht që u munduan të hapnin barrikadën. Ne u munduam të ruanim qetësisë”.
Policia private kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit, ndërsa mbledhja mes Rektorit dhe Dekanatit të Fakultetit Juridik mbyllet pa rezultat.
Studentët e ngujuar thonë se vetëm nëse Rektori i Universitetit të Tiranës i garanton për shfuqizim të ligjit të arsimit të lartë ata do t’i rikthehen mësimit.
“Deri tani studentët kanë qenë në protestë dhe kështu do vazhdojë ne kërkojmë shfuqizmin e ligjit për arsimin e lartë”.
Në të njëjtën kohë në Qytetin Studenti pedagogë nga fakultete të ndryshme po diskutonin për të njëjtën çështje. Pas gati dy orë mbledhje Asambleja e Pedagogëve të Universitetit të Tiranes doli me një dokument prej pesë pikash.
Marku: “Mbështet plotësisht protesta e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, kërkohet shfyqizmi i i ligjit për arsimin elartë, shfiqizimi i menjëhershëm i të gjitha VKM të nxjerra në dhjetor, ndalimi i fushatës denigruese të personelit akademik”.
Kërkesat e përbashkëta do t’i dërgohen Ministrisë së Arsimit të cilës do t’i lihet 1 javë kohë për reflektim.
Nëse përgjigja e saj mungon të pakten për dy pika, shfuqizmin e vendimeve të Këshillit të Ministrave marrë dhjetorin e vitit të shkuar dhe shprehjen e vullentit për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe hapjen e një debati gjithëpërfshirës për të cilin, pedagogët thonë se do të përshkallëzojnë qendrimin e tyre.
Marku: “U vendos që ne ti drejtohemi gjithë trupës së personelit akademik të Tiranës që të kalojnë në grevë të përgjithshme pa afat”. /abcnews.al