Mosha nuk e pengoi Ylli Gramatikun ti kthehej shkollës.
“Kam lind në Tiranë, jam ditëlindja 54, 71 vjeç gati.”
71 vjeçari ndjek studimet në vitin e dytë Master për shkenca të ushqimit në Fakultetin e Bioteknologjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Mes mosbesimit të familjes dhe frikës së përshtatjes iu kthye auditorit pas rreth 46 vitesh shkëputje prej tij.
“Duhet të kishe mbaru një fakultet dhe unë e kisha mbaruar, me zor gjeta librezën e notave dhe u regjistrova. Kam dashur mjekësi po më doli mekanikë që se doja megjithatë punova me dëshirë. Deri në 92 e kam ushtruar, pastaj dola në privat, hapa restorant, kam 30 vjet që merrem me ushqimin dhe ushqyerjen. Kisha një farë hezitimi, një farë ndrojtje thjeshtë se do të rrija në fakultet në klasë një farë frike ishte pjesa e adaptimit me lëndët e reja se një shkëputje e gjatë pavarësisht se unë kam lexuar libra vazhdimisht nuk është njësoj si në shkollë, rregullat e reja se ne kemi pas të tjera kushte atëherë, të tjera tani.”
Ajo që e shtynte ishte më fortë se druajtja.
“Shtysë më shumë nga problemet shëndetësore, nuk doja të kthehesha në pacient kronik, e nisa të interesohem, gradualisht i kam hyrë.”
Me përkushtim thotë se kaloi dhe shtigjet që në fillim I dukeshin të vështira për tu kapërcyer.
‘Vitin e parë kam pasur vështirësi. Shkenca e biologjisë ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Duke qenë gjithnjë i vëmendshëm në mësim, gjithmonë në bankën e parë dhe pa asnjë mungesë në dy vjet them se jam adaptuar komplet. “
Ky është viti i fundit i Masterit për Ylli Gramatikun, por mesa duket jo i fundit i studimeve të tij.
“Do vijoj leximet prapë, studimet, ndoshta do bëj ndonjë tjetër. “/abcnews.al



