Stramaccioni: E doja Verratin tek Interi, askush nuk i besoi! Kalimi te PSG flet vetë

schedule16:59 - 12 Prill, 2021

schedule 16:59 - 12 Prill, 2021

Marco Verrati është një nga lojtarët të rëndësishëm te PSG. Mesfushori ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë shtatë herë titullin kampion, pesë herë Kupën dhe 6 herë Kupën e Ligës. Italiani ka luajtur më shumë se 300 ndeshje me kampionët në fuqi të Francës, por në Serie A askush nuk i besoi.

Andrea Stramaccioni, trajneri italian që ka drejtuar edhe Interin, në një intervistë të dhënë për “1 Station Radio” ka treguar se si në Itali nuk vunë bast mbi të dhe ta blinin nga Pescara kur Verrati po shkëlqente në Serie B.

 

 
Immobile duke festuar një gol me Insignen dhe Verratin

 

“Për të dhënë një ide të futbollit italian mjafton të reflektoni mbi faktin që Verrati u transferua te PSG pa pasur nevojë të kalojë në Serie A. Ai ishte te Pescara së bashku me Lorenzo Insigne dhe të dy ishin një nivel tjetër.

E dija Verratin tek Interi dhe Massimo Moratti u përpoq, por të gjithë kishin frikë të vinin bast për të. Askush nuk besoi tek ai”, është shprehur Andrea Stramaccioni, i cili pas Interit ka drejtuar skuadra si Udinese, Panathinaikos, Sparta Praga dhe Esteghlal. /abcnews.al