Strakosha titullarë për herë të parë në këtë sezon, ja nota e gardianit shqiptar

schedule09:04 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 09:04 - 6 Dhjetor, 2021

Thomas Strakosha e nisi titullarë ndeshjen e djeshme kundër Sampdorias, një sfidë që u fitua nga skuadra e Lazion 1-3.

Për gardianin e portës së Lazion ishte ndeshja e parë titullarë këtë sezon, duke u rikthyer vendimtar për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Sfida e fundit që portieri shqiptar ka zhvilluar me Lazion në Seria A, është takimi i luajtur me Sassuolën më 23 maj, ku 26-vjeccari pësoi 2 gola.

Megjithatë, Strakosha bëri një paraqitje pozitive duke u vlerësuar me notën 6.5 nga Eurosport, i cili bëri 2-3 pritje vendimtare në këtë sfidë.

“Strakosha pati një paraqitje shumë të mirë, sepse ai shpëtoi Lazion në dy-tre situata të vështira. Pas atij gabimi me Galatasaray, duket se është rikuperuar dhe e ka marrë veten duke hedhur pas krahve momentin e vështirë. Është një luks që Lazio ka një numër dy si puna e Strakoshës”, thekson Eurosport.  /f.a/abcnews.al