Stoltenberg: Ukraina mund të mbështetet te NATO

schedule08:41 - 12 Korrik, 2024

schedule 08:41 - 12 Korrik, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën nga NATO gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Stoltenberg tha se anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të nisin një iniciativë për të trajnuar forcat ukrainase, me një qendër komandimi në Gjermani, qendra logjistike në pjesën lindore të aleancës dhe një staf me rreth 700 personel

Ai shtoni se ndihma e NATO-s do ta “bëjë Ukrainën më të fortë dhe më të aftë”, duke theksuar se Ukraina mund të mbështetet te aleanca për një kohë të gjatë.

Më pas, Stoltenberg u pyet nëse NATO ka një plan për t’u marrë me ndryshimin e mundshëm në presidencën amerikane këtë vit, si dhe se si të merret me ngritjen e disa partive të krahut të djathtë në Europë.

Ai tha NATO ka duruar shumë ndryshime qeverish dhe partish të reja politike gjatë historisë së saj 75-vjeçare, duke thënë se “nuk ka garanci” në demokraci, por aleanca është treguar “rezistente”.

Në lidhje me SHBA-në, Stoltenberg thotë se ai “pret që ata të mbeten një aleat i fortë dhe besnik, pasi është në interesin e sigurisë së SHBA”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!