Stoltenberg: SHBA-të do të mbeten një aleat i fortë i NATO-s pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve

schedule15:43 - 10 Korrik, 2024

schedule 15:43 - 10 Korrik, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi këtë të mërkurë në Uashington se ai pret që SHBA-ja të mbetet një aleat “besnik” i NATO-s, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve amerikane në nëntor.

“Unë pres që, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe besnik i NATO-s”, u tha Stoltenberg gazetarëve pak përpara samitit të Aleancës në Uashington.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se pret që aleatët të bien dakord për një paketë të rëndësishme për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, duke shtuar se ndihma do të shërbejë si një urë për integrimin e Kievit në Aleancë.

Duke folur në samitin e NATO-s, Stoltenberg shtoi se ishte shumë herët për të thënë se kur Ukraina do të pranohej si anëtare e NATO-s.

Për më tepër, vuri në dukje ai, ndërsa NATO nuk sheh asnjë kërcënim të afërt ushtarak kundër ndonjë anëtari të Aleancës, ajo sheh një model të rritjes së armiqësisë ruse duke filluar nga dezinformimi në sabotim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!