Stoltenberg: NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

schedule11:35 - 16 Mars, 2022

schedule 11:35 - 16 Mars, 2022

Gjatë një takimi të delegatëve në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se blloku do të vazhdojë të mbështesë  Ukrainën, shkruan BBC

Në takimin e parë që kur Rusia nisi pushtimin ndaj fqinjit të saj, Stoltenberg tha se liderët perëndimorë kanë ndihmuar ushtarakisht Kievin dhe është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë vendin.

Bota po e dënon këtë luftë të pakuptimtë”, tha Stoltenberg. Aleatët dhe partnerët e NATO-s po vendosin sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë dhe ne jemi të bashkuar në përpjekjen tonë për të ndihmuar Ukrainën.

“Për shumë vite ne kemi trajnuar dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe u kemi dorëzuar pajisje të nevojshme për të ndihmuar vendin të vetëmbrohet.

“Që nga fillimi i pushtimit rus, aleatët kanë rritur ndjeshëm mbështetjen për popullin trim ukrainas, qeverinë dhe forcat e armatosura me pajisje ushtarake, ndihmë humanitare dhe financiare dhe kanë strehuar miliona refugjatë.

Sot është edhe më e rëndësishme se kurrë që ne të gjithë mbështesin Ukrainën,” përfundoi Stoltenberg.

/abcnews.al