Në 100 orët e para të detyrës, ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu u përball në Kuvend me pyetjet për disa prej çështjeve më të rëndësishme të sistemit shëndetësor, duke vënë theksin te forcimi i kapaciteteve shtetërore dhe garantimi i shërbimeve për pacientët
Ajo deklaroi se shërbimi i sterilizimit ka kaluar nën menaxhimin e operatorit shtetëror OSHIS që prej muajit prill dhe po vijon pa probleme.
Sipas ministres, marrja e këtij shërbimi në administrim publik tregon se kapacitetet shtetërore janë rritur dhe shteti tashmë mund ta ofrojë vetë shërbimin, pa pasur nevojë për kontraktim përmes koncesionit
“Kalimi te OSHISH tregon se sot kapacitetet e shtetit shqiptar janë ndryshe nga më parë dhe se shteti mund ta ofrojë vetë shërbimin,” tha Spahiu.
Ministrja sqaroi se marrja në administrim publik synon mbi të gjitha që pacienti të mos përballet me pasiguri apo ndërprerje të shërbimit
“Marrja në administrim publik e OSHISH nuk është qëllim në vetvete. Prioriteti është që pacienti të mos e ndjejë ndryshimin si pasiguri dhe të marrë shërbimin pa ndërprerje”, shtoi ajo.
Përballë diskutimeve ne Kuvend, ministrja beri dhe premtimin duke vendosur një afat konkret për një pajisje të rëndësishme diagnostikuese
“Deri ne vitin 2027 ose sjell pet scanin ose jap doreheqjen”, u zotua Spahiu./abcnews.al

