“Sterilizimi”, dosja në gjykatë/ Shtyhet seanca për Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet

schedule10:40 - 10 Qershor, 2024

schedule 10:40 - 10 Qershor, 2024

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn. ABC News mëson se seanca do të mbahet më 26 korrik.

Beqaj kërkoi të njihet edhe me 20 fashikuj të tjerë hetimore të dosjes së sterilizimit.

Ish-ministri Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.
/abcnews.al