Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sterilizimi i kalon shtetit/ Beqaj pas përfundimit të kontratës: Ishte progres për shëndetësinë

schedule15:26 - 8 Mars, 2026

schedule 15:26 - 8 Mars, 2026

Nga e diela sterilizimi i instrumenteve mjekësore i kalon shtetit, kontrata në koncensionarin e nënshkruar në dhjetor të 2015 ka përfunduar. Në ditën e përfundimit të kësaj kontrate, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e ka cilësuar partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare.

“Falë kësaj kontrate, në 10 vite, rreth 575 mijë ndërhyrje kirurgjikale u realizuan në kushte optimale steriliteti. Falë kësaj kontrate, nga 50 mijë operacione në vit në 2013, në 2025 u kryen 67 mije operacione.”

Beqaj thote se shërbimi i sterilizimit solli transformim në kirurgjinë publike.



“Kushdo që mendon dhe deklaron se shtetëzimi është dëshmi e dështimit të konçesionit, gabohet. Madje rëndë. Përkundrazi, kjo është dëshmi e suksesit të kontratës”.

Në reagimin e tij, Beqaj thotë se prej vitesh, janë ngritur akuza për 11 vepra të ndryshme penale dhe ende nuk ka asnjë vendim të formës së prerë.

“Është hetuar deri tani nga 5 prokurorë dhe gjykuar deri tani nga 14 gjyqtarë të ndryshëm. Prokurorët kanë ngritur akuza si në një ruletë ruse, ndërsa gjyqtarët si në një “autoshkollë” të reformës në drejtësi kanë rikulifikuar veprat penale.

SPAK ka hetuar koncesionin e Sterilizimit dhe ka marrë të pandehur 9 persona. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, u shpallën fajtor për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”. Ata u dënuan me nga 6 vite burg, të cilat u reduktohen në vetëm 4 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë Ilir Beqaj, po gjykohet më vete me procedurë të zakonshme, me akuzat për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!