Sot në emisionin Pressing është i ftuar drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova. Ai në fjalën e tij e la për një moment ekipin durrsak dhe foli për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Kastriotit.
“Kampionati me 10 skuadra e ka të garantuar konkurencën. Edhe në fund po bëhet luftë e lezetshme. Tirana tani është keq dhe rrezikon. Lart është garë për në UEFA. Edhe Kukësi me këto 2 fitore pas kësaj krize mund të pretendojë titullin.
Vllaznia e meriton vendin e parë dhe i falet edhe ndonjë hap fals si ai me Kastriotin, ndërkohë që Teuta e Partizani lanë pikë. Hidhërimi pas ndeshjes me Kastriotin i kthehet në bonus psikologjik pas barazimit të sotëm të Partizanit e Teutës. Kastrioti e parkoi autobusin sepse ashtu zgjodhi, por u shfaq para portës.
Kastrioti ka luajtur mirë me të gjithë. Presion? Kallaku erdhi te Teuta të stërvitej kur ishte me pushime dhe tregonte se në Kroaci ndodh ndryshe. Këtu ka presion të madh dhe shumë ndryshe nga në Europë, ku harxhohen miliona”, u shpreh Starova. /abcnews.al