Starova: Kukësi ka pesë sulmues të shkëlqyer, edhe Musta-Maliqi fantastikë

schedule23:15 / 17/02/2020

Sulejman Starova, në Pressing, vazhdon të analizojë skuadrën e Kukësit, që është kryesuese e Superiore. Bobi është ndalur te sulmi i verilindorëve, që sipas tij, është i mbushur me yje.

“Abazaj, Gavazaj, Rroca dhe Shkurtaj, ka qenë katërshja e sulmit, me Limajn e Musollin në mesfushë. Në katër pozicione, janë pesë lojtarë për të luajtur. Dhe trajneri, bën rotacion, herë njërin, herë tjetri. Abazaj është ose majtas, ose djathtas, por luan dhe pas pykës, ashtu si Et’hemi.

Janë të pestë lojtarë shumë të mirë dhe Et’hemi nga rezervë, futet në lojë dhe del më i mirë. Abazaj është me hope, mund të bëj golin gjatë ndeshjes, por me minuta rri në hije. Edhe Musta vazhdimisht nga e majta është fantastik, po ashtu dhe Maliqi nga krahu tjetër./abcnews.al

 

Starova në Pressing

schedule23:15 / 17/02/2020