Starova: Kukësi e meritoi fitoren, Brown e Solomon ishin figurantë!

schedule23:56 - 27 Janar, 2020

schedule 23:56 - 27 Janar, 2020

Starova ka analizuar në studion e Pressing ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit. Sipas Bobit, Kukësi e meritoi plotësisht fitoren dhe se te Partizani, kanë ndikuar shumë mungesat.

NDESHJA – Partizanit i ka prishur punë ndeshja me Teutën, pasi Boldor dhe Melo. Tani me dënimin e Telushit, Brojës, është më e vështirë. Kur thamë në fillim që Partizani është favorit për kampion, kemi thënë se ka grupin më të mirë. Mala ishte pjesë e grupit, nuk është më, i ka prishur punë skuadrës.

A kishte mundësi Partizani të mos çedonte në aspektin sulmues? Në mesfushë, u luajt me tre. Ferati, Trashi, Çinari. Le ta themi dhe romb me Bardhin pas dy pikave. Trashi nuk mori pjesë në sulm, mungesë e madhe, pasi jep 50% të gjitha sulmeve. Loja filloi me shumë autoritet nga Kukësi, Partizani u mbrojt thellë. Dëgjova në koment që thonë shumë raste loja, por më thoni konkretisht ku ishin rastet?

Një rast kishte Partizani, një korne, kombinacion Hakaj-Trashi, Kukësi po flinte gjumë. Laj-thaj, s’kishte më raste. Një rast Shkurtaj, një rast Gavazaj, nuk ishin të pastra. Ku qëndron diferenca dhe pse Kukësi e meritoi fitoren? E mori me meritë, luajti më mirë se Partizani. Kishte dhe Kukësi problemet e veta, por Partizani nuk i shfrytëzoi. Ndërsa lojtarët e Kukësit, i vlerësoj me nota pozitive.

Musta dhe Maliqi kanë dalë shumë herë në sulm, kishin superioritet. Solomon dhe Brown, vetëm figurantë. Nuk e kanë erën e golin, pse Bardhi është gjithmonë te goli? Ai gjendet gjithmonë, jo këto dy”./abcnews.al