Sprinti final, Edi Rama sonte në 21:00 në “Log.”, LIVE nga Saranda në ABC

schedule17:56 - 8 Prill, 2021

schedule 17:56 - 8 Prill, 2021

Sprinti final nga Saranda. 17 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, kryeministri Edi Rama që kërkon mandatin e tretë në pushtet, mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në emisionin “Log.” në orën 21:00 të drejtuar nga gazetari Endri Xhafo në ABC.

Kreu i qeverisë LIVE nga Saranda do të jetë përballë një paneli analistësh, Mentor Nazarko dhe Erlis Çela.

Me kryefjalë fushatën, bllokimi i aeroportit të Rinasit, vaksinimi, rindërtimi, opozita dhe rivali Lulzim Basha, ish-aleati sot në Presidencë, marrëdhëniet me fqinjët dhe raportet me aleatët, premtimet për mandatin e tretë, por edhe për shumë cështje të tjera na ndiqni sonte në 21:00 në ABC./ Abcnews.al