Spiropali: Me këto protesta qeveria rron e mbretëron për 100 vjet

schedule21:00 - 2 Maj, 2019

schedule 21:00 - 2 Maj, 2019

“Me këto protesta qeveria rron e mbretëron për 100 vjet”. Kështu u shpreh zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali në kundërpërgjigje te protestës së sotme të opoztës e cila bllokoi për dy orë 12 akset kryesore nacionale në vend.

Në studion e Mbrëmje në ABC News, Spiropali tha se opozita po bllokon rrugën e shqiptarëve dhe ekonominë e tyre në përpjekjw për t’u faktorizuar.

“U zunë rrugën shqiptarëve për punë, spitale, po bllokojnë ekonominë, dhe në përgjithësi ëhstë tentativë për t’i zënë rrugën shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Kjo nuk ka të bëjë me atë që presim as me të ardhmen, kjo është e shkuara që në PD e ka mbajtur lart Sali Berisha dhe tani ia ka kaluar Bashës e të ngjashmëve dhe përkthehet në përpjekje të dëshpëruar për t’u faktorizuar.

“Është e qartë që peshën e dështimeve që kanë në kurrizin tyre ta hedhin  në shpinën e Shqiëprisë, por te jëni të sigurt që të gjithë ndërkombëtarët i kanë njohur tashmë, janë pataksur dhe janë kthyer në të pabesuseshëm për ta. Edhe në takimet që zhvillojmë nuk përmenden më. Askush nuk e ngre çështjen e opozitës si çështje serioze. Nuk ka ndërmend njeri t’u hapë rrugë në zgjedhjen që ata kanë bërë për të shkuar drejt dështimit politik.

Është zgjedhje e tyre, janë këshilluar nga partneret e SHBA e BE që të mos e hedhin këtë hap, zgjodhën ata bëjnë dhe tani janë në situatën që shohim. Por askush nuk toleron një sjellje që destabilizon”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!