Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanjës i kthehen yjet/ Lamine dhe “Nico” priten si heronj nga shokët e Kombëtares

schedule13:20 - 12 Qershor, 2026

schedule 13:20 - 12 Qershor, 2026

Në 2024 ishin “Dyshja e Artë”. Lamin Jamal dhe Niko Uilliams padyshim patën një meritë tepër të madhe që Spanja fitoi Kampionatin Europian, duke kaluar të gjithë rivalët e duke mundur në finale Anglinë.

Pikërisht këta dy yje ishin në dyshim në prag të Kupës së Botës, dhe nuk luajtën në miqësoren ndaj Perusë fituar 3-1, veçse alarmi duket se ka kaluar. Lamin e Niko u kthyen në stërvitje bashkë me shokët e tjerë të skuadrës në bazën e Spanjës në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata u pritën me shaka dhe me “pasijo”, sipas traditës, e duket se morali është ngritur mjaft në kampin e kampionëve të Europës.



Trajneri Luis de la Fuente kishte planin e tij për dy lojtarët titullarë që mbulojnë krahët tek “Furitë e Kuqe”, dhe që kishin probleme muskulore të mbartura në fund të sezonit me skuadrat e tyre, Barcelona e Atletik Bilbao.

Të shohim nëse Lamin Jamal dhe Niko Uilliams do të jenë gati për të qenë titullarë në ndeshjen e parë të iberikëve në këtë Botëror, të dielën ndaj Kepit të Gjelbër në stadiumin e Atlantës.

Sidoqoftë, shanset duken mjaft të mira që ata të japin kontributin e tyre të çmuar në një Botëror me 48 skuadra dhe që vazhdon për 5 javë, ndërsa Spanja ka rivalë në grup edhe Arabinë Saudite dhe Uruguajin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!