Spalletti: Kemi treguar seriozitet, largimet e lojtarëve të rëndësishme ndikojnë në skuadër

schedule18:10 - 22 Maj, 2022

schedule 18:10 - 22 Maj, 2022

Napoli fitoi me 3 gola ndaj Spezias në takimin e fundit në Seria A, me napolitanët që e mbyllin me fitore këtë sezon në kampionatin italian.

Pas ndeshjes trajneri Luciano Spalletti, ka analizuar takimin duke u shprehur se të besuarit e tij bënë gjënë më të mirë pasi e mbyllën kampionatin siç duhet.

“Kemi treguar seriozitet. Lojtarët që kanë pasur më pak hapësira treguan gatishmëri në këtë ndeshje. Jemi duke programuar të ardhmen, por nuk mund të ndryshosh gjithçka në 10 ditë”, tha Spalletti që tregoi gjithashtu edhe faktin se Napoli është duke programuar të ardhmen.

“Duhet të bëhemi pjesë e disa situatave dhe të përgjigjemi në mënyrë të menjëhershme për disa largime të lojtarëve të rëndësishme. Largimet e lojtarëve të rëndësishëm mund të dobësojnë skuadrën”, tha tekniku i Napolit që i kërkoi gjithashtu drejtuesve të bëjnë ndërhyrjet e nevojshme në merkaton e verës në mënyrë që të forcojnë edhe më shumë skuadrën. /f.a/abcnews.al