Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka thirrur për të dëshmuar gazetarin investigativ Artan Hoxha, një ditë pas publikimit të video-skandalit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Alla shfaqej në video duke thithur kokainë me hundë teksa ndodhej në një lokal privat. Hoxha, teksa publikoi këto pamje në ekranin e Abc News tha se është kërcenuar, por ai ka vendosur të mos terhiqet. Artan Hoxha do të jetë sot në 14:30 para prokurorëve të SPAK-ut.
Siç kemi informuar më herët, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur tashmë hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pas publikimit të videos nga gazetari Artan Hoxha në Abc News. Hetimi ka nisur në kuadër të nenit 283 i Kodit Penal për “Prodhim të shitje të lëndëve narkotike”. /abcnews.al
Lexo edhe:
VIDEO/ SPAK nis hetimin, sa vite burg rrezikon Lefter Alla