Një operacion i prokurorisë së Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore po zhvillohet në Devoll. Ka masa kontrolli të miratuar me vendim të Gjykatës së shkallës së parë Elbasan dhe tre masa sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se hetuesit po ushtrojnë kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për rajonin juglindor.
Burimet bëjnë me dije se Ago ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë, ndërsa operacioni dyshohet se lidhet me hetime për elementë penalë që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për natyrën e plotë të operacionit.
Në fokus të hetimeve dyshohet se është edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, i cili raportohet se ka lidhje shoqërore me Agon.
Operacioni vijon ende në terren, ndërsa pritet që në orët në vijim të zbardhen detaje të tjera nga autoritetet ligjzbatuese.
Kujtojmë se BKH vepron në kuadër të hetimeve të SPAK për çështje që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe veprat e tjera penale që janë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme.



