Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të heqin pa vonesë bllokadën detare.
Sipas tij, kjo është parashikuar në një memorandum të dakordësuar mes palëve.
Protokolli pritet të hyjë në fuqi menjëherë, duke synuar uljen e tensioneve në rajon. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.



