Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia në një intervistë për “ABC New” theksoi së në Shkodër në disa institucione të rëndësishme si spitali, policia dhe biznese private siç janë fasoneritë ka disa vatra të reja të COVID-19.
Spahia tha për gazetaren Mirela Milori se menaxhimi i përhapjes së koronavirusit në qytetin e Shkodrës nuk është bërë në mënyrën e duhur, sipas tij kjo situatë është neglizhuar nga instancat kryesore, ndërsa theksoi se situata është alarmante.
“Është një situatë alarmante. Janë disa vatra që po shtohen çdo ditë dhe janë në disa institucione të këtij qyteti të prekur nga covid.
Tashmë është fakt që ka një shtim të të prekurve nga koronavirusi. Spitali, Policia apo biznese si fasoneritë janë vatra të reja. Ka një gabim në strategjinë e përballjes me këtë situatë”, u shpreh Spahiu.
Gjithashtu ai theksoi se ka nevojë urgjente për ndryshimin e strategjisë për përballejn me virusin. Sipas tij deri tani nuk ka asnjë strategji për parandalimin e COVID-19.
“Situata, rezultat i emigracionit të pakontrolluar. Duke mos gjurmuar personat që kanë hyrë në vendin tonë. Vatrat e reja janë nga këta persona të ardhur nga vendet e prekura. Ka një numër jashtëzakonisht të prekurish në personelin shëndetësor.
Duhet të izolohen personat COVID pozitiv. Vatrat kryesore janë nga emigracioni dhe spitali i Shkodrës. Mjekët dhe infermierët janë të shqetësuar pasi punojnë në kushte skandaloze pa asnjë masë mbrojtëse dhe askush nuk merr mundimin që jo vetëm ti sigurojë masa mbrojtëse, por edhe ti testojë.
Para pak ditësh kishte tentativë për të fshehur rezultatet. Kryeministri tenton të ndalojë shifrat dhe nuk përpiqet aspak të marrë masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, tha Spahia./abcnews.al