Sot takimi “sekret”, Duka e Shulku mbledhin presidentët e Superiores

schedule09:08 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:08 - 5 Gusht, 2020

Armand Duka dhe Ilir Shulku, sot do të ulen së bashku me presidentët e Superiores, për të diskutuar për çështje që të paktën nga FSHF janë mbajtur sekrete deri para mbledhjes. Një ditë më parë, përmes zyrës së shtypit u bë me dije se do të ketë një takim prej orës 11:00 në “Air Albania Stadium”.

“Federata Shqiptare e Futbollit dhe Liga Profesioniste ju ftojnë në takimin me 10 presidentet e Kategorisë Superiore. I pranishëm në këtë takim do të jetë dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i shoqëruar nga Sekretari Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Ju mirëpresim nesër, e mërkure, datë 5 Gusht 2020, ora 11:00, në Air Albania Stadium”, shkruhej në njoftimin e FSHF, ndërkohë që nuk bëhet me dije arsyeja e këtij takimi dhe temat për të cilat do të diskutohet. /abcnews.al