Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me ditën e pavarësisë së Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se çdo 4 korrik miliona njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë së Amerikës me fishekzjarre, parada dhe gatime
Ndër të tjera thuhet se festë ka dhe në shumë vende të tjera.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!
Çdo 4 korrik, miliona njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë së Amerikës me fishekzjarre, parada dhe gatime. Ka festime edhe në vende të tjera – jo çuditërisht në shumë vende demokratike, secila me traditat e veta të veçanta dhe të gjitha me respekt për liritë e sanksionuara në sistemin e SHBA”, shkruan ambasada. /abcnews.al