Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Durrës

schedule20:35 - 3 Korrik, 2025

schedule 20:35 - 3 Korrik, 2025

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.



Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!