Sot në 18.30 protesta e 4 kombëtare e opozitës, angazhohen 1500 efektivë

schedule14:47 - 11 Maj, 2019

schedule 14:47 - 11 Maj, 2019

Opozita shqiptare pritet të mbajë pasditen e sotme protestën e radhës në orën 18.30. Sikurse është bërë me dije prej ditësh nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, protesta do të jetë kombëtare dhe është parashikuar të zhvillohet para kryeministrisë.

Bëhet me dije se kësaj proteste do t’i bashkohen edhe 300 studentë evropiane të partive poppullore.

Në këtë protestë, për ruajtjen e rendit pritet të angazhohen rreth 1500 forca policore, ndër të cilët efektivë të Gardës së Republikës dhe Forca të  Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kryedemokrati Basha ka bërë vazhdimisht thirre për pjesëmarrje masive, ndërsa mësohet se disa qindra perdsona janë nisur nga rrethe të ndryshm etë venditk, drejt Tiranës.

Nje dite më parë Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes u bëri thirrje qytetarëve te refuzojne dhunen dhe te garantojne nje proteste paqesore dhe konstruktive. /ABC news Albania 24/7