Rama: Paketa e Maleve për të gjitë ata që e kanë lënë tokën e tyre në mal për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. Malet kanë qene gjithnjë vendi ku shqiptarët janë tërhequr për t’u mbrojtur, por sot ka ardhur dita e bekuar kur malet mund të bëhen pjesë e burimeve të mirëqënies së shqiptarëve. Sot për herë të parë kemi dy gjëra, Shqipërinë e besuar nga bota dhe shqiptarët e botës me besimin te Shqipëria.
Ndaj i them shqiptarëve që e kanë një cop tokë diku, një shtëpi të braktisur ta marrin në dorë Paketën e Maleve dhe ta kthejnë në një burim mirëqenie. Shqipëria e sotme që tërheq 12 mln turistë në vit, është në gjendje të bëjë për ta, është që nga ai burim I ria ta do fitojnë më shumë sec fitojnë duke punuar për të tjerët jashtë Atdheut. Kjo e maleve vlen për të gjitha. Një komunitet që kupton Shqipërinë dhe botën që mund të shërbejë si urë, është një komunitet anëtarët e të cilët pavarësisht nëse kthehen apo jo, sot kanë edhe cfarë të fitojnë duke punuar me Shqipërinë. Ja pse sot është ditë e rëndësishme, po e ushqejmë marrëdhënien tonë për të ushqyer sa më mirë Shqipërinë. Nga ndjenjat në strategji. E ardhmja nuk shkruhet vetëm në Tiranë, po në cdo vend ku shqiptarët jetojnë dhe kudo jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke nisur nga Kosova e duke vijuar me Maqedoninë e Veriut, që nuk duhet ta harrojë kush janë një popull shtet formues, e duke vijuar me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë.


