VIDEO/ Ceremonia mortore për Drita Saliajn, kunati vjen nga Greqia: Hajdutët më plaçkitën dhe mua

schedule09:45 - 8 Janar, 2020

schedule 09:45 - 8 Janar, 2020

Sot përcillet në banesën e fundit, Drita Saliaj 51-vjeçe e cila u vra në mënyrë barbare në Gjerbë të Mallakastrës, nga nipi i burrit të saj dhe dy persona të tjerë. Autorët e krimit, dyshohet se kanë hyrë në banesën e saj për ta grabitur, por pas rezistencës ata e kanë lidhur 51-vjeçaren dhe e kanë hedhur në rezervuarin e ujit, ku ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur të dielën në darkë dhe është zbuluar nga policia ditën e djeshme (e martë).

Sot zhvillohet ceremonia mortore për të ndjerën. Për ti dhënë lamtumirën kanë ardhur bashkëshorti dhe dy djemtë që ishin emigrantë në Greqi.

Sakaq, gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se ka mbërritur nga Greqia edhe kunati i Drita Saliajt, i cili ka deklaruar se është grabitur edhe banesa e tij.

Kunati i viktimës, (vëllai i burrit) Mitat Saliaj i cili sapo ka mbërritur nga Greqia ka parë shtëpinë e shkallmuar. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë autorët e vrasjes që kanë grabitur edhe banesën ngjitur për marrë sende me vlerë. Policia është ende në zonë, për të dokumentuar ngjarjen, motivet e saj. Efektivët po pyesin fqinjët dhe personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Familja Saliaj ndërkohë ka hapur dyert e mortit.

Autorët e krimit, L.Saliaj 17 vjeç banues në Gjerbë, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbë janë arrestuar nga policia e Mallakastrës. /abcnews.al


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!