VIDEO/ Soler, Ruiz e Mbappe nderojnë PSG-në, “parisienët” fitojnë pastër ndaj Strasbourg

schedule19:08 - 21 Tetor, 2023

schedule 19:08 - 21 Tetor, 2023

Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Strasbourg dhe ngjitet në krye të Ligue 1.

Skuadra e Luis Enriques dominoi gjithë takimin, me sfidën që u zhbllokua nga Mbappe në minutën e 10’, me francezin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm tre minuta më pas miqtë shënuan me Mothiba, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt. Vendasit vazhduan me sulmet dhe në minutën e 31’ Soler realizoi golin e dytë për PSG-në.

Në fraksionin e dytë u realizua edhe një gol tjetër, me Fabian Ruiz që realizoi tripletën e PSG-së në minutën e 77’. Ky takim u mbyll me rezultatin 3-0 me PSG-në, që pas javës së nëntë ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 18 pikë, teksa Strasbourg renditet në vend të 12-të me 10 pikë.
SHIKONI GOLAT: