Sofje, Gjiknuri: Projekte të përbashkëta mes rajonit

schedule14:12 - 20 Mars, 2018

schedule 14:12 - 20 Mars, 2018

Vendet e rajonit tonë duhet të bashkëpunojnë në fushën e transporteve, kryesisht në atë hekurudhor. Për këto mundësi është diskutuar në një konferencë të nivelit të lartë të organizuar në Sofje nga presidenca bullgare e Bashkimit Europian, ku mori pjesë edhe ministri Damian Gjiknuri.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ndodhet në Sofje, ku po merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë, organizuar nga presidenca bullgare e Bashkimit Europian në kuadër të vitit europian të transportit multimodal. Me komisoneren evropiane për Transportin, Violeta Bulc, u dikutua për bashkëpunim në fushën e transportit.

Hekurudhat dhe transporti rrugor janë në tryezat e Ministrive të Transportit të vendeve të Europës juglindore dhe të disa prej vendeve anëtare. Për këtë temë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u takua me komisioneren europiane për transportin, Violeta Bulc, në konferencën që u zhvillua në Sofje në kuadër të vitit europian të transportit multimodal.

“Në këtë konferencë kishte edhe kompani private, sidomos nga fusha hekurudhore dhe transportit rrugor. U kërkua nga komisonerja bashkëpunimi mes këtyre vendeve dhe paraqitja e projekteve të përbashkëta për fushat e transportit rrugor dhe atij hekurudhor”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Shqipëria nuk ka mbetur pas me aplikikimin për disa projekte të përbashkëta me vendet fqinjë.

“U përshëndetëm për faktin se shumë shpejt do të fillojmë implementimin e projektit të hekurudhës ashtu sikurse përfundimi i disa segmenteve rrugore, pjesë të korridoreve juglindore. Ka edhe projekte të tjera të rëndësishme siç është ai i menaxhimit të hapësirës detare apo dhe projektet e tjera hekurudhore, sidomos lidhjet e përbashkëta mes Greqisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Realisht mundësitë janë. Ka një mundësi të madhe shtesë për financimet lidhur me projektet e përbashkëta. Nga ana tjetër kërkohet koordinim dhe Shqipëria është duke bashkëpunuar me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe Greqinë që të fitojnë projekte të përbashkëta”, theksoi Gjiknuri.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë kësaj konference kishte të bënte me lehtësimin e transportit ndërkufitar, procedura të përbashkëta doganore dhe pika të përbashkëta kontrolli. Shqipëria ka filluar t’i implementojë disa, por tanimë kërkohen procedura standarte nga gjitha vendet e rajonit në mënyrë që të bëhet më e lehtë thithja e fondeve por edhe transporti multimodal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!