Dominic Matteo luajti 8 vite me Liverpool (1992-2000). Qendërmbrojtësi skocez, i cili luajti me Shpresat e Anglisë dhe më pas zgjodhi të mbronte ngjyrat e Skocisë, ka vuajtur shumë vitet e fundit. Një tumor e goditi në tru dhe 45-vjeçari nisi betejën më të rëndësishme.
Nëntorin e kaluar bëri një operacion të komplikuar në kokë, ndërsa sot jep lajmin fantastik me anë të një postimi në Twitter. Matteo është shëruar plotësisht dhe e ka mposhtur sëmundjen e keqe. “Dje mora telefonatën për të cilën isha lutur gjithmonë.
Pas 6 muajve të mbushur me frikë, dhimbje, rehabilitim, terapi dhe ndërhyrje, tani jam i shëndetshëm. Nuk arrij ta besoj, mjekët më shpëtuan jetën, kanë qenë të jashtëzakonshëm. Nuk do arrij kurrë t’i falënderoj aq sa duhet”, deklaron Matteo. /abcnews.al
Yesterday I got THE phone call, the one I’ve been praying for… my brain scan is clear. After 6 months of fear pain rehab surgery and treatment. I’m healthy! It feels unreal! The LGI &St James hospital saved my life. They were simply incredible. Thankyou will never be enough! pic.twitter.com/8nBY0NSHCt
— Dominic Matteo (@Dominicmatteo21) April 23, 2020


