Skrapar/Mikrobusi me nxënës përfundon 20 m poshtë rrugës

schedule11:20 - 12 Mars, 2018

schedule 11:20 - 12 Mars, 2018

Dhjetë nxënës shkolle janë lënduar në një aksident rrugor, në Vërzhezhë të Skraparit. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, për shkak të terrenit të vështirë dhe mikrobuzi ra nga një lartësi prej 20 metrash. Një prej nxënësve në gjendje të rëndë është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës.

Këtu 20 m poshtë rrugës përfundoi mikrobusi me nxënës, cili po udhëtonte në drejtim të shkollës në Çorovodë.

Për fat nuk pati asnjë viktimë. Dhjetë nxënës morën plagën, një nga ata u dërgua me helikopterë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aty iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendje e 16 vjeçares është jashte rrezikut për jetën.

Katër fëmijë të tjerë u dërguan në spitalin e Beratit dhe mjekët thanë që kanë plagë më të lehta.

Kurse pesë nxënës thjesht morën mjekim edhe u larguan për në shtëpi.

Mikrobuzi që bënte çdo ditë rrugën nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj, përfundoi në anë të saj, pasi drejtuesi humbi kontrollin.

Shto këtu edhe faktin se aty në Verzhëzhë terreni është shumë i vështirë.

Policia ndaloi drejtuesin deri në zbardhjen e plotë të aksidentit që rrezikoi jetën e disa fëmijëve. Të plagosurit po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla vizitoi nga afër nxënesën e dëmtuar. Nikolla kërkoi nga mjekët angazhim maksimal dhe shërim tëe shpejtë për të plagosurën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!