Skënderbeu synon fitoren në Beograd që të arrijë kualifikimin në Europë

schedule16:28 - 30 Tetor, 2017

schedule 16:28 - 30 Tetor, 2017

Skënderbeu shkon me ambicie në ndeshjen në Beograd për Ligën e Europës. Njëri nga lojtarët më të talentuar të skuadrës korçare thotë se çfarë synohet kundër Partizanit serb.

Përgatitjet po I afrohen fundit.
Cikli vazhdon të përsëritet për Skënderbeun, pasi në radhë menjëherë në përfundim të ndeshjes së kampionatit, vjen ajo ndaj Partizanit të Beogradit në Ligën e Europës.
Luhet në Serbi, pra do të jetë një përballje e vështirësisë së lartë, por kjo nuk I shkurajon kryesuesit e Superligës, siç thotë edhe Gjergji Muzaka.
Serbët nuk patën tifozë në Shqipëri, por as Skënderbeu nuk do të ketë në Beograd.
Pas asaj që ngjau në ndeshjen e kombëtares në po atë stadium, çfarë mendon Muzaka?