Skenat e dhunës në protesta, sociologët: Fëmijët të mbahen larg

schedule15:50 - 13 Maj, 2019

schedule 15:50 - 13 Maj, 2019

Sociologët këshillojnë që fëmijët të mbahen sa më larg tubimeve politike, sidomos kur ka akte dhune. Sipas ekspertëve, ekspozimi i fëmijëve ndaj skenave të tilla lë tek ta pasoja që reflektohen në të ardhmen.

Sipas sociologëve ekspozimi i fëmijëve ndaj skenave të dhunshme siç janë ndonjëherë edhe ato të protestave, zë vend në psikikën e fëmijëve dhe reflektohet në të ardhmen e tyre. Sociologët këshillojnë që fëmijët të mbahen sa më larg skenave të dhunës dhe urrejtjes.

Të protestosh në mënyrë paqësore është e drejte e gjithësecilit, por mjetet që zgjedhen për të protestuar kanë rëndësinë e tyre. Rasti i fëmijëve të cilët bëhen pjesë e protestave në mënyrë direkte apo indirekte, sipas sociologovë,  dhuna dhe zhurma zë vend shpejt tek kjo kategori dhe reflektohet më vonë tek ata

Sociologët këshillojnë prindërit që t’i mbajnë të miturit sa më larg grupimeve massive, veçanërisht kur aty ka dhunë dhe element urrejtje./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!