Në emisionin “Real Story” në ABCNews, analisit Skënder Minxhozi u shpreh se Kosova ka një problem vetëmenaxhimi të brendshëm.
Ai theksoi se Kosova duhet të menazhojë vetëizolimin, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tenton t’u japë leksione liderëve të botës, duke e bërë atë qesharak.
“Kosova nuk ka problem vëmendjeje. Kosova ka problem vetëmenaxhimi të brendshëm, duhet të menaxhojë vetëizolimin sepse realisht me këtë linjë politike. Për mua është problem i madh, që kryeministri i Kosovës, i jep leksion sot që flasim, dhe në këto raste bëhesh qesharak, nga Macron te Scholtz dhe gjithë liderëve të botës sepse vërtetë mendon shumë mirë për veten. Ky është problemi më i madh i Kosovës sot, që ka një udhëheqje politike e cila natyrisht në rastin e incidentit u goditi atë grup dhe e goditi mirë. Ndryshe e dimë se sa mban Kosova ushtarake përballë Serbisë ushtarake. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë -Serbi është një proces shumë më i gjatë se konflikti aktual në Lindjen e Mesme, që mund ta eklipsojë ky i dyti. Kosovarët duhet të kenë mençurinë, kthjelltësinë, që vërtetë të ruajnë me çdo kush partneritetin me ata që iu sigurojnë iu mundësojnë materialisht dhe fizikisht ekzistencën si shtet sot dhe të mos e prishin këtë bosht strategjik të politikës së jashtme. Nëse e këpusin edhe atë ngelen vetëm përballë Vuçiçit dhe e panë se çfarë i ndodhi me atë grupin nëse nuk do ishte prezenca e helmetave perëndimore që ruajnë sigurinë defacto. Nuk e ruan dot shteti kosovar. Albin Kurti sillet sikur të jetë fuqia e tretë bërthamore, ndërkohë që është një shtet që ende duhet të njihet nga të tjerët. Ky është problemi kryesor që ka Kosovë. Vëmendje ka shumë Kosova, por nuk po di të sillet sipas kushteve të reja”, tha Minxhozi.
Nga ana e tij eksperti i Sigurisë Ilir Kulla, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbetet problemi kryesor, pasi sipas tij ka tentuar të krijojë destabilitet në Mal të Zi, Bosnje, po ashtu edhe në Kosovë.
“Problemi qëndron te Vuçiçi, që flet gjuhë tjetër në anglisht e tjetër në serbisht. Ai është një figurë groteske deri në kriminale, tentoi të destabilizojë Malin e Zi dhe krijoi shumë probleme në Mal të Zi, të njëjtën gjë ka bërë në Bosnje dhe në Kosovë. Dhe tani të mos i themi të bardhës të bardhë se nuk duan ndërkombëtarët? Çështja është se duhet të vëmë pikën se ky Vuçiç është po ai që ishte në Ohër, që doli e tha nuk nënshkruaj marrëveshje. Dhe ky është gjenerator i gjithë problemeve. Ai i kuptoi gabimet e Millosheviçit, pastroi oligarkët dhe lidhi Serbinë me investimet e huaja. Dhe kur SHBA i kërkon çdo bësh me Rusinë, thotë unë dua, por nuk kam çfarë t’i bëj Vulinit. Kurti nuk ka vullnet”, ka thënë Kulla.
Nazarko: Përballë një Vuçiçi kaq të sofistikuar a po sillet Kosova siç duhet?
Kulla: Ja mbushën mendjen, ja mbushën mendjen Hashim Thaçit që do bënin marëveshje paqe dhe do të merrte çmimin Nobel.
Nazarko: Mund të them se bashkë me Thaçin e kishin llogratirut mbylljen e Gjykatës Speciale. Problemi është se nuk na dëgjojnë perëndimorët, nuk mund të pretendojmë t’u tregojmë se çfarë ëshë Vuçiçi. Çfarë është kjo lojë e Vuçiçit sipas teje? Vuçiçi ka korigjuar shumëçka nga sjellja e Millosheviçit. Serbia potencialisht, nëse Vuçiçi do të përfshihej Serbska do të kishte destabilizim total.
Kulla: Ne si komb kemi një problem të madh, nuk kemi kohezion me njëri-tjetrin. Nuk kemi kohezion politik. Brenda në Kosovë nuk ke kohezion. Sa i përket Izraelit është një nga shtetet më të forta, u zhvillua në mënyrë të jashtëzakonshme. Krijoi shtetin ligjor dhe shkoi përpara sigurisht i lidhur me Perëndimin. Problem nuk është problem nëse Serbia nuk e njeh Kosovën. Por ka probleme me investime të huaja, kontrabanda që është bërë gjithë këto nuk janë krijuar nga asgjëja.
Minxhozi: Mos ardhtë ajo ditë që të shohësh Edi Ramën të hapë një degë të PS në Prishtiën kjo është shumë e poshtër. Albini po mundohet të eksportojë të paeksportueshmen dhe i ka injektuar marrëdhenies me Ramën një tension
/abcnews.al/