Skandal në restorantin “Covid” në Elbasan, motra infermiere e pronarit e trajtonte privatisht në spital publik

schedule09:52 - 10 Prill, 2020

schedule 09:52 - 10 Prill, 2020

Një restorant në Elbasan ka qëndruar i hapur deri të premten e kaluar duke thyer çdo urdhër dhe rregull të detyrueshëm në këtë kohë pandemie.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, si pasojë e mbajtjes hapur së këtij restoranti, deri tani institucionet e shëndetit publik kanë marrë 70 tamponë të personave që kanë frekuentuar këtë restorant.

18 raste të ekzaminuara vetëm ditën e djeshme, për fat të mirë kanë rezultuar negative.

Duket se vatra më e madhe në qytetin e Elbasanit ka qenë restoranti, pronari i të cilit ka rezultuar me koronavirus.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se 46 vjeçari pronar i restorantit, gjatë kohës që ka qenë i infektuar, i ndihmuar nga motra e tij infermiere në repartin e kardiologjisë, është transportuar në repartin e imazherisë, ku kreu skaner.

Gjatë kohës që ka kryer këto analiza, 46 vjeçari ende nuk ka qenë i konfirmuar me covid-19.

Këto analiza janë kryer pasi 46 vjeçari kishte simptoma të Covid, si marrje fryme, temperaturë dhe kollë të thatë.

Këto simptoma kanë detyruar motrën e 46 vjeçarit ta dërgojë vëllanë në spital, veprim ky që ka detyruar të vendosë në karantinë 2 persona nga stafi mjekësor i këtij spitali.

Mësohet se 1 mjek dhe 1 infermiere kanë patur kontakt të afërt me 46 vjeçarin.

Motra infermiere e 46 vjeçarit, edhe pse i vëllai kishte simptomat e covid, e ka dërguar atë drejt spitalit me automjet privat.

Në qytetin e Elbasanit deri më tani kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 13 raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!