“S’jemi në garë me Berishën”, Sefa: Përgjegjësi e tij nëse Shkodrën ia jep Ramës në pjatë floriri

schedule22:05 - 20 Janar, 2022

schedule 22:05 - 20 Janar, 2022

Paria Demokratike, ajo që njihet si zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars në bashkitë pa kryetarë.

Këto zgjedhje vijnë në PD, pas muajsh krize të brendshme, ndërkohë që edhe grupi i Sali Berishës ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Në një intervistë për “Log.” me Endri Xhafon, Indrit Seda, Sekretar për Çështjet Ligjore në selinë blu tha se do të nisin konsultimet dhe me partitë aleate. Ndërkohë, që duket se Berisha i ka nisur më herët, Sefa tha se nuk është çudi, pasi sipas tij gjasat janë që ka pasur një rakordim mes tij dhe presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

“Problemi është që Berisha ka 4 muaj që qëllim e vetëm të tij ka përçarjen e PD për interesat e tij personale. Nuk është çudi që ai mund të jetë koordinuar me Metën për caktimin e kësaj date zgjedhjesh. Ata kanë një rakordim të paktën që nga 8 janari kur doli mesazhi që kishte shkëmbyer me një anëtar të foltores.

Ne nuk kemi asnjë lloj problemi për tu konsultuar për datën, e rëndësishme është që presidenti u konsultua me qeverinë. Për ne nuk ka asnjë lloj problemi detyra jonë është që të marrim pjesë në zgjedhe. Këto zgjedhje janë për qytetarët.

Patjetër që nuk na bën çudi që është konsultuar më parë se ka pasur informacion më përpara. Ne do të konsultohemi me aleatët. Kemi treguar me fakte që kemi bërë marrëveshje me aleatët”, u shpreh ai.

I pyetur se përveç aleatëve historikë mund të përfshijë konsultimi edhe Komisionin e Rithemelimit, me qëllim bashkëpunimin, Sefa shprehet kategorikisht kundër Sali Berishës që sipas tij këto muaj ka punuar për përçarje.

Lexo edhe: Berisha me kandidatë në zgjedhje, Shehi në “Log.”: Nëse bëjnë garë me njëri-tjetrin fiton Rama

“Së pari, PD është e hapur me të gjithë anëtarët dhe ata që kërkojnë të kontribuojnë për të hyrë në zgjedhje. Ne nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojnë me ata që kanë qëllim përçarjen e opozitës. Patjetër që çdo grup i partive aleate është i mirëpritur. Ne jemi shumë ata demokratë për të qenë prezent në këtë proces. Kryesitë dhe degët janë në një rol aktiv në përzgjedhjen e kandidatëve. Këto konsultime janë të hapura dhe çdo kandidaturë është e mirëpritur për tu vlerësuar”, tha ai.

Sefa thotë më tej se PD do të futet në këto zgjedhje për t’i fituar të 6 bashkitë. Sipas tij këto janë zgjedhje për qytetarët dhe  nuk i konsiderojnë si mundësi për të mundur Sali Berishën. Ndërkohë që Shkodra është bastion i së djathtës, Sefa nuk heziton ta thotë se Berisha për të përçarë më tej PD-në mund t’ja dhurojë Ramës në “pjatë floriri”, siç e quan ai.

“Edi Rama ka përdorur të gjithë taktikat dhe nuk e ka marrë. Shkodra është bastion i PD. Detyra jonë është të nxjerrim një kandidat të mirë. Nëse Sali Berisha për të përçarë opozitën arrin t’ja shërbejë Shkodrën Ramës në pjatë floriri është përgjegjësi e tij.

PD hyn në garë për ti fituar të gjashta. PD ka shanse shumë të mira në të gjitha bashkitë. Kemi shanse të mira edhe në Vorë. Kemi shanse shumë të mira në Lushnje,  ku është përgjysmuar bashkia për shkak të korrupsionit.

Këto janë zgjedhje për qytetarët. Këto nuk janë zgjedhje politike, por administrative. Detyra është që të zgjidhen kandidatët më të mirë. Ne nuk hyjnë më zgjedhje për të mundur Berishën por për tu dhënë alternativë qytetarëve”, deklaroi Sefa. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!