Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë dramatike: Regjistrohen 1,112 raste të reja me Covid dhe 17 viktima në 24 orë

schedule18:01 - 18 Shkurt, 2021

schedule 18:01 - 18 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,112 raste të reja me Covid-19 nga 3935 testime të kryera. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën 17 qytetarë.

Në total, numri i të infektuarve shkon në 96,838, kurse ai i viktimave në 1,617.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar,  Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.



Kurse, jetën e humbën: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Po ashtu, më 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1112
Të shëruar në 24 orë      991
Të shtruar në spitale      594
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore                3935

Testime totale           428,654
Raste pozitive            96,838
Raste të shëruara      60,675
Raste Aktive               34,546
Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20973
Fier     2827
Vlorë      1802
Durrës    1782
Shkodër  1454
Elbasan   1148
Lezhë   1005
Korçë   988
Berat       980
Gjirokastër 843
Kukës   420
Dibër    324 sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!