Situata paraqitet dramatike në Thumanë pas tërmetit 6.3 i shkallës richter.
Abc Neës është duke raportuar LIVE për situatën e rëndë të shkaktuar nga tërmeti.
Gazetari i Abc Neës, Ahmet Zani raporton se dy ndërtesa janë shembur dhe dyshohet se në to kanë mbetur banorë.
“Brenda dëgjohen britma, dyshohet se ka njerëz të bllokuar në ndërtesat e rrënuara. Wshtë e papërshkrueshme ajo që po shoh, njerëzit po ndihmojnë njeri-tjetrin për të dalë nga rrënojat. Ka britma kudo”, raporton gazetari i Abc Neës.
Ndërkohë, zyrtarisht raportohet për një shtesë pallati dhe dy godina të shembura deri më tani, por ka dyshime se bilanci është më i rëndë.