Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Situata tragjike në Athinë, turistët futen në det për të shpëtuar nga zjarri

schedule12:52 - 24 Korrik, 2018

schedule 12:52 - 24 Korrik, 2018

Vijon të mbetet dramatike situate në Greqi si pasojë e zjarrve. Pamjet që vijnë nga vendi fqinj janë tronditëse me turistë që futen në ujë për ti shpëtuar flakëve. Ndërkohë që në një ndërtesë janë gjetur trupat e pajetë të 26 personave.

Jo të gjitha pamjet dhe fotografitë që vijnë nga Greqia mund të publikohen për shkak të përmasave tragjike të situatës ku ndodhet vendi. Trupa të djegur në rrugë dhe pranë zonave të banimit, njerëz të dëshpëruar që kërkojnë ndihmë dhe duke u futur në det për t’i shpëtuar flakëve.

Janë tronditëse imazhet që vijnë nga plazhi i Argyri Akit në Nea Makri, ku qindra turistë hynë në det për t’u mbrojtur nga zjarri shkatërrues që po djeg Atikën lindore. Me zjarrin që kishte përfshirë qytetin dhe  shtëpitë e djegura, ata u futën në det për t’i shpëtuar flakëve.



Deri tani janë raportuar mbi 50 të vdekur dhe mbi 170 të plagosur, teksa bilanci i viktimave pritet të rritet në vijim pasi ka mjaft njerëz që figurojnë të zhdukur.

Kushtet metereologjike, temperaturat e larta dhe erërat e forta po favorizojnë disa vatra zjarri përreth kryeqytetit grek. Ndërsa në një ndërtesë të shkrumbuar janë gjetur trupat e pajetë të 26 personave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!