Situata nga koronavirusi, qeveria greke ofron 800 euro kompensim për punonjësit që qëndrojnë në shtëpi

schedule16:28 - 23 Mars, 2020

schedule 16:28 - 23 Mars, 2020

Koronavirusi ka shënuar 17 viktima në Greqi. Ditën e sotme ndërroi jetë një 78-vjeçar.

Ndërkohë qeveria ka akorduar edhe fondin prej 2 miliard eurosh kompensime për bizneset dhe sektorët që preken nga kjo krizë.

Punonjësit që qëndrojnë në shtëpi, puna  e të cilëve është pezulluar për shkak të koronavirusit do të marrin 800 euro.

Për të përfituar këtë ata do të plotësojnë një formular deri në 31 mars. Pagesa në fjalë do të fillojë të bëhet në 10 ditët e para të prillit.

Këtë kompensim e përfitojnë rreth 500 mijë punonjës në shtetin grek, të cilët që në fillim të marsit nuk punojnë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Gjithashtu lehtësime do të ketë edhe për pagesën e taksave, të cilat do të pezullohen për një periudhë prej katër muajsh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!