Situata në Lindjen e Mesme, Blinken: SHBA, gati për të mbështetur armëpushimin

schedule14:07 - 17 Maj, 2021

schedule 14:07 - 17 Maj, 2021

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka folur për situatën mes Izraelit dhe Palestinës ndërsa ndodhet në një vizitë në Danimarkë. Blinken u bëri thirrje palëve që të mbrojnë civilët e sidomos fëmijët ndërsa theksoi se Izraeli, si demokraci ka një barrë shtesë për ta siguruar mbrojtjen e tyre.

“Ne do të bëjmë një diplomaci intensive për t’i dhënë fund këtij cikli aktual të dhunës,” tha ai në një konferencë shtypi në Kopenhagë.

“Ne jemi gati të japim mbështetje nëse palët kërkojnë një armëpushim,” shtoi Sekretari Amerikan i Shtetit. sb/abcnews.al/