“Situata është qetësuar”, klubi i Teutës njofton qytetarët e Durrësit

schedule20:33 - 29 Nëntor, 2019

schedule 20:33 - 29 Nëntor, 2019

Klubi i Teutës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Durrësit të ruajnë qetësinë, pasi situata është drejt përmirësimit dhe pasgoditjet kanë qenë më të ulëta. Në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi durrsak konfirmoi se përgatitjet për ndeshjen kundër Skënderbeut, do të vazhdojnë shumë shpejt.

“Ruani qetësinë, Durrës!

Nuk mbahet mend që Durrësi të ketë qenë ndonjëherë në situatë më të vështirë që është aktualisht. Me probleme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit.

KF Teuta konfirmon se situata është qetësuar dhe ka rënë ndjeshëm numri i pasgoditjeve. Ne mund t’iu themi se situata është duke u qetësuar. Mund t’iu sigurojmë se situata sizmologjike është shumë e qetë në këto orët e fundit.

Nuk ka asnjë rrezik që njerëzit të shqetësohen. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me pasgoditje. Kjo ka bërë që situata në klubin e Teutës të jetë e qetë dhe brenda pak ditëve, skuadra pritet të zbres në fushë për të rinisur përgatitjet anti-Skënderbeu.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!