Siria në krizë të madhe ushqimore pas 10 vitesh luftë

schedule08:50 - 20 Shkurt, 2021

schedule 08:50 - 20 Shkurt, 2021

Pas dhjetë vjet luftë civile, Siria po përballet me krizën më të rëndë ushqimore deri më tani, sipas organizatës joqeveritare gjermane Deutsche Welthungerhilfe.

Një numër rekord prej 12 milion njerëz,  po shkakton alarm, nuk ka ushqim të mjaftueshëm në dispozicion, tha Konstantin Witzel, koordinator për Sirinë në OJQ .

Situata humanitare është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar, ndërsa refugjatët jetojnë në kampe, përcjell abcnews.al.

“Situata në kampe është e tmerrshme,” tha Witzel pas një turneu në Assa. Ai shpjegoi se gjithçka mungonte, ndërsa temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdha të shiut e përkeqësuan situatën.

“Gjatë vizitës sonë ne takuam 30 fëmijë të cilët kishin veshur vetëm bluza me mëngë të gjata dhe sandale në një temperaturë prej 6 deri në 7 gradë Celsius,” shpjegoi ai.

Rënia e kursit të këmbimit të paundit sirian ka trefishuar çmimet e ushqimeve, shtoi Witsel.

Ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit nuk mund të zbutet dhe shumica e popullsisë nuk është në gjendje të blejë as gjysmën e asaj që u duhet për të mbijetuar.

Lufta në Siri ka marrë jetën e më shumë se 387,000 njerëzve dhe ka shpërngulur miliona të tjerë që kur shpërtheu në pranverën e vitit 2011.

Konflikti u ndërlikua jashtëzakonisht me kalimin e viteve, me shfaqjen e një numri të organizatave të armatosura, përfshirjen e forcave të huaja, rritjen e forcës së fraksioneve xhihadiste. Gg.v/abcnews.al