“Sirena” angleze për Dembele, anësori francez kërkohet nga “Blutë e Londrës”

schedule16:36 - 12 Nëntor, 2024

schedule 16:36 - 12 Nëntor, 2024

Ousmane Dembele mund të largohet nga Paris Saint Germain vetëm pas një viti qëndrim në Parc de Princes.

Pas “aventurave” në Gjermani, Spanjë dhe sërish në Francë, sulmuesi anësor mund të transferohet në elitën e futbollit anglez për të vazhduar karrierën, me “Blutë” e Chelsea që po kërkon ta përforcojë repartin ofensiv dhe Dembele shihet si një investim i madh i klubit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, “gjigantët” e Premier League po e mendojnë seriozisht mundësinë e transferimit të “yllit” francez, në “Stamford Bridge”, megjithatë për ta bërë këtë ata duhet të derdhin plot 100 milionë eruo në arkat e Paris Saint-Germain.

Në krahun tjetër, tekniku i Chelsea, Enzo Maresca është i bindur se me menaxhimin e duhur dhe një mjedis mbështetës, Dembele mund të arrijë nivelin që pritet prej tij dhe të bëhet lider i ekipit, por jo vetëm pasi transferim i Dembele do të forconte goxha sulmin e bluve, duke i dhënë kështu një mesazh të qartë për rivalët e tyre. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!