Sirena amerikane për Giroud, por kampioni i botës ka ide të tjera

schedule12:55 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:55 - 22 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Chelseas, Oliver Giroud, vazhdon të vuajë nën drejtimin e Frank Lampard. Ky i fundit nuk e ka aktivuar pothuajse fare kampionin e Kupës së Botës këtë sezon, edhe pse sa herë që ai ka luajtur ka arritur të shënojë.

Sipas raportimit të “The Mirror”, është Inter Miami që ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Ekipi në pronësi të David Beckham është i gatshëm t’i ofrojë një vend si titullar 34-vjeçari, por dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Premier League.

Këtë fakt e konfirmoi dhe vetë agjenti i sulmuesit para pak ditësh, i cili përjashtoi mundësin e kalimit të klientit të tij në MLS apo në Ligue 1. Duke parë që këtë verë është edhe europiani, Giroud kërkon që të luajë në nivele të larta dhe me shumë mundësi në merkaton e janarit do ta shikojmë në një ekip të ri në ishullin britanik. /abcnews.al